Vendime të mëdha në PSG: Kush qëndron dhe kush largohet?

Real Madridi i dha një goditje të fortë Paris Saint-Germainit pasi përmbysi ndeshjen e 1/8-të të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se ishte në disavantazh në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma.

Pas eliminimit të PSG-së nga Los Blancos, janë ngritur pikëpyetje se cilët lojtarë të kësaj skuadre të mbushur me yje do të qëndrojnë për sezonin e ardhshëm.

Gazeta franceze L’Equipe u përpoq t’u përgjigjej këtyre pyetjeve duke shpjeguar se cilët lojtarë pritet të largohen nga skuadra në verë.

Më shumë jashtë se brenda

PSG nuk ka hequr dorë nga përpjekjet e tyre për të rinovuar kontratën me Kylian Mbappe, por francezi ka shumë të ngjarë të largohet nga Parisi dhe t’i bashkohet Real Madridit në muajin korrik.

Sa i përket Angel Di Marias, gazeta L’Equipe theksoi se argjentinasi nuk pritet të luajë në PSG në sezonin 2022/23.

Më shumë brenda se jashtë

L’Equipe vë në dukje se Lionel Messi dhe Neymar “duhet të qëndrojnë” edhe për një vit, duke pretenduar se ata që janë afër ish-kapitenit të Barcelonës janë të vetëdijshëm se ai është i lumtur në Paris.

Situata e Neymar është e ngjashme, pasi kontrata e tij zgjat deri në vitin 2025 dhe nuk ka asnjë klub që mund të mbulojë pagën e tij në rast se PSG dëshiron të arkëtojë para nga shitja e tij.

Do të qëndrojnë

Marquinhos, Marco Verratti, Achraf Hakimi, Gianluigi Donnarumma, Nuno Mendes dhe Presnel Kimpembe konsiderohen si shtylla kurrizore e skuadrës dhe pritet të qëndrojnë të gjithë.

Në dyshim

Ndërkohë, e ardhmja e Leandro Paredes, Idrissa Gueye, Thilo Kehrer, Layvin Kurzawa, Julian Draxler dhe Ander Herrera është në ajër dhe shumica nga ta mund të largohen, nëse jo të gjithë.

Dështimi i Ramosit

L’Equipe diskuton gjithashtu rastin e veçantë të Sergio Ramos, transferimin e të cilit ata e cilësojnë si “dështim”, pasi qendërmbrojtësi spanjoll ka luajtur vetëm pesë ndeshje që nga bashkimi me PSG-në.

Ramos ka edhe një vit në kontratën e tij dhe nëse PSG dëshiron ta largojë atë, ata duhet të mbulojnë pagën e tij.