Bayern Munich sërish ndalet në barazim, Hoffenheim merr një pikë të vlefshmë në luftë për pozitat e para

Hoffenhaim dhe Bayern Munich kanë ndarë pikët, duke barazuar në 1-1 në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët që rrezikuan. Fillimisht Hoffenham rrezikoi me Andrej Kramaric, por Manuel Neuer priti.

Pas tij ishte radha e Serge Gnabryt, por edhe ky u ndal nga portieri Oliver Baumann.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 32-të, kur David Raum asistoi te Christoph Baumantner i cili shënoi për 1-0.

Bayern nisi të luajë në sulm pas golit të pranuar, por Nilas Sule dhe Thomas Muller nuk ishin ta saktë.

 

Kur pritej të mbyllej pjesa e parë në skenë doli i zakonshmi Robert Lewandowski që shënoi për 1-1.

Edhe pjesa e dytë solli disa raste me Bayernin që ishin më kërkues, por deri në fund rezultati rezultati nuk ndryshoi.

 

Bayern Munich merr barazimin e dytë me radhë, por mbetet lider me 60 pikë, dhjetë më shumë se Borussia Dortmund, që ka dy ndeshje më pak.