Ronaldo shënon gol të jashtëzakonshëm nga distanca ndaj Tottenhamit

Cristiano Ronaldo është rikthyer në formacionin e Manchester Unitedit me një supergol në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë gjetur golin e parë në ndeshjen derbi ndaj Spurs në kuadër të javës së 29-të.

Është ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm për epërsinë 1-0.

Goli i Ronaldos erdhi pas asistimit të Fred nga një distancë më e madhe se 25 metra.

Ky ishte goli i dhjetë e portugezit deri tani këtë sezon në kampionatin anglez.