Veliu: Për një maqedonas duhet të punësohen dy shqiptarë, boll i ka punesuar Tito!

Dy shqiptarë në punë, në shkollë, në përfaqësimin e përgjithshëm në mënyrë që të jemi të barabartë në këtë shtet, ndërsa ata të ndalohen pak pasi kanë pasur përparësi nga koha e Titos, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh ende.”, thotë Fazli Veliu nga SHVL-UÇK

Fazli Veliu nga Shoqatat e Veteranëve të Luftës vlerëson se 20 vite nga fillimi i luftës, ende nuk është arritur barazia e shqiptarëve, që ishte edhe synim i kësaj lufte. Si shembull, Veliu theksoi se ende shqiptarët nuk janë të barabartë në punësime me maqedonasit edhe pas 20 vitesh, transmeton gazeta Lajm.
“është dashur të avancohet çështja kombëtare, të vijë 2 me 1 edhe punësimi, shkollimi edhe përfaqësimi. Dy shqiptarë dhe 1 maqedonas. Dy shqiptarë në punë, në shkollë, në përfaqësimin e përgjithshëm në mënyrë që të jemi të barabartë në këtë shtet, ndërsa ata të ndalohen pak pasi kanë pasur përparësi nga koha e Titos, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh ende.”, thotë Fazli Veliu nga SHVL-UÇK.
Edhe ish komandanti i Brigadës 112 Mujdin Aliu, Hazbi Lika, thotë se duhet të ketë ende avancime dhe të drejta në këtë shtet.
“Ju e dini se luftën nuk e nisëm, për të shitur kapadaillëk dikujt, nuk e nisëm as për të shfryrë mllef ndaj dikujt, por luftën e nisëm duke hasur në pengesa të vazhdueshme, nga pala tjetër. 20 vjet pas jam i bindur se problemet që i kemi pasur para 20 viteve e nuk i kemi më, flas për problemet kombëtare, sot nuk mund kush të ndalojë përdorimin e simboleve kombëtare, nuk mund kush të ndalojë përdorimin nëpër institucionet e gjuhës shqipe dhe nuk mund kush të ndalojë të veprosh këtu në këto troje i lirë”, theksoi Lika.