Regjistrohen 284 raste të reja me virus, dhjetëra viktima dhe qindra të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.258 teste të kryera janë regjistruar 284 raste të reja me virus, respektivisht 23 për qind e testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 449 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me virus e kanë humbur 21 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 112.930 raste, prej të cilëve 98.133 janë shëruar, kurse 3.340 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 11.457 raste aktive.