Vdes legjenda dhe heroi i Manchester United

Ish-portieri i Manchester United dhe Irlandës së Veriut, Harry Gregg – i cili lartësohej si hero i fatkeqësisë ajrore të Munihut më 1958 – ka vdekur sot në moshën 87-vjeçare.

Gregg me trimëri i shpëtoi bashkëlojtarët e vet dhe udhëtarët e tjerë pas rrëzimit të aeroplanit, si pasojë e të cilit 23 persona e kishin humbur jetën, transmeton Gazeta Express.

Ai u bë portieri më i shtrenjtë në botë kur ai iu bashkua Manchester Unitedit në dhjetor të vitit 1957 për 23.500 funte, dhe u votua si më i miri në Kupën e Botës vitin pasues.

Ai i bëri 25 paraqitje për Kombëtaren e Irlandës Veriore nga viti 1954 deri më 1963.

Ai vdiq në spital në Coleraine.

“Harry ndërroi jetë paqësisht në spital, i rrethuar nga familja e tij e dashur”, thuhet në njoftimin e familjes së tij.