Vdes aktori i njohur Xhevat Qorraj

Ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur, Xhevat Qorraj.

Këtë e bën të ditur familjarë të të ndjerit me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Betim Qorraj tregoi për vdekjen e aktorit kosovar, duke shprehur ngushëllime.

” I përjetshën qoftë kujtimi për ju! Lamtumirë Xhevat Qorraj”, ka thënë Qorraj.

Xhevat Qorraj ka lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit.  Ai njihej për filmat:  “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child”, “Memory”.