Është arrestuar në Kroaci shtetasi nga Maqedonia e Veriut për kontrabandimin e 25 emigrantëve

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar dhe ndaluar në Kroaci për kontrabandim të 25 migrantëve, raporton Index.hr.

I dyshuari është ndaluar sot në mëngjes nga policia në Imotski. Ai ishte në timonin e një furgoni në të cilin ndodheshin 25 të huaj të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kroaci.

“Ekziston dyshimi i bazuar se 51-vjeçari për interes personal ka ndihmuar shtetas të huaj në lëvizje të paligjshme dhepas një parrëveshje paraprake, i ka marrë në zonën e Imotskit pasi kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kroacisë në këmbë”, ka bërë të ditur Antonela Loliç nga policia e Splitit.

51-vjeçari i arrestuar, shtetasi i Maqedonisë  është dërguar në mbajtje dhe kundër tij është ngritur kallëzim penal.