Edi Rama: Nafta e zbuluar në Shqipëri, e cilësisë më të lartë, si ajo e Arabisë Saudite

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë në komunikatë për media ku ka folur për zbulimin e naftës në Shpirag. Rama tha se nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. Sipas kreut të ekzekutivit shqiptar, do të bëhen analiza nëse ia vlen që të nxirret sasia e kësaj nafte, marrë parasysh se procesi i nxjerrjes është i shtrenjtë.

“Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë, ndërkohë që sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në zonën e Shpirakut, është një naftë e së njëjtës cilësi me naftën prej Arabisë Saudite”, tha mes tjerash Rama, i cili shtoi se në rast se vlerësohet se është e leverdishme që të nxirret nafta, projekti nis me 3 miliardë euro dhe projeksioni është që deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës, investimi të kap 7 miliardë euro.