Usyk flet për rimeçin ndaj Joshua, pret që kontrata të nënshkruhet shumë shpejtë

Oleksandr Usyk ka dhënë disa të reja lidhur me revanshin ndaj Anthony Joshua.

Boksieri ukrainas është kthyer në kamp stërvitor pasi mori pjesë në luftimet për ruajtjen e atdheut të tij, Ukrainës, që vuante nga agresioni i Rusisë.

Usyk duhet të ruajë titujt e tij të peshave të rënda në një tjetër duel me Anthony Joshua. Për revanshin ka thënë se pret që gjithçka të nënshkruhet së shpejti.

“Ne jemi duke parë kontratën dhe nëse gjithçka është në rregull, ne do ta nënshkruajmë shumë shpejtë”, ka thënë Usyk, transmeton lajmi.net. “Nëse gjithçka shkon mirë, po, ne do të caktojmë datën shpejtë”, shtoi ai.

Oleksandr Usyk fitonte titujt e kampionit pikërisht në meçin ndaj Joshua, në shtatorin e kaluar.

Ukrainasi duhet të dëshmojë edhe një herë forcën e tij ndaj britanikut, për të ruajtur këta tituj.