Tchouameni flet për të ardhmen: Kam kontratë deri në 2024, me mundësi vazhdimi deri në 2025

Aurelien Tchouameni po kthehet në një prej figurave më të komentuara në botën e futbollit, para merkatos së verës.

Mesfushori francez i skuadrës së Monaco ka marrë vëmendje të madhe nga skuadra si PSG, Arsenal, Real Madrid e Man United, por duket se ai sheh si opsion edhe qëndrimin te Monaco.

Lojtari ka thënë se ka një kontratë valide dhe nuk e di akoma se çfarë do të sjellë e ardhmja.

“Kam kontratë deri në vitin 2024, me një opsion vazhdimi deri në 2025. Do të shohim se çfarë sjellë e ardhmja për mua”, ka thënë Tchouameni, transmeton lajmi.net.

“Shumë gjëra mund të ndodhin në merkato. Pse të mos qëndroj në Champions League? Të luaj në Champions me Monacon është diçka që do të më kënaqte”, shtoi francezi.

Tchouameni është një nga mesfushorët më premtues në futbollin evropian aktualisht. Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e tij.