Hamilton: Mirë që F1 depërtoi në ShBA, Miami do të jetë eksperiencë e mirë për të gjithë

Lewis Hamilton ka dhënë disa komente para garës së radhës në Formula 1.

Formula 1 do të shoh këtë vikend paraqitjen e parë në Miami, në një pistë ku gjithçka duket perfekte.

Piloti britanik i Mercedes, Hamilton është shprehur i lumtur me këtë marrëveshje dhe pret që në ShBA të jetë një eksperiencë e mirë për të gjithë.

“Ka shumë adhurues të sportit atje. Dua të them, në Miami do të jetë një eksperiencë për të gjithë ne komunitetin e garave, për ata tifozë që na shohin nga atje, tifozët që do të vijnë të na shohin e që ndoshta nuk kanë qenë kurrë aty”, ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.

“ShBA kanë shumë për të ofruar në atë hapësirë, kështu që do të jetë emocionuese”, shtoi britaniku.

Lewis Hamilton ka pasur një start të tmerrshëm të sezonit, por do të synojë të bëjë më mirë në pistën e Miami, ku favorite janë skuadrat e Ferrari e Red Bull.