Unë sot mbeta e vetme pa fajin tim!

… unë mbeta kështu e vetmuar pa fajin tim. Përcolla shumë regjime. Gatova bukë e thura çorape. Theva akullin për të nxjerrë një pikë ujë. Ruva një gacë më shumë se sytë e mi për ta nisë oxhakun e gatuar ushtrisë. Bëra roje derisa po flinin ushtarët në konakun tim. Ndërsa, sot po habitem si flisni ju e si gjykoni. Keni harruar tregimet e gjysheve, keni harruar përrallat kur ua tregonim për kreshnikët, kur lëkundnim djepin e thurnim këngët më të mira për juve. Të bëheni trima, të ditur, t’i dilni zot vendit. U lutëm të bëheni pleqë me mjekrra të bardha, por kurrë mos të tradhëtoni. Por, ani do të vijë dita që do të paguani për çdo gjë. Kungulli nuk shkon mbi ujë gjithmonë. Kemi paguar shumë dhe do të paguajmë edhe në të ardhmen dhe arsyeja është se nuk po flasim shqip. Na janë bërë shumë guhë, jeni përqa aq shumë sa po më vie turp nga shkollat e juaja që keni kryer këtu e nëpër botë. Jeni bërë me shumë fytyra e pafyryrë. Po lakmoni veç paranë, po bëni pa drejtësi. Nuk keni faj se keni bërë milionat dhe nuk thoshin kotë se paraja ta humbë shpirtin. Kështu si unë do të mbeteni zemër plasur, në vetëmi, pa dashuri se disa fëmijë mi hëngër dheu e disa kurbeti. Do t’iu bie në mend , por do të jetë shumë vonë…