Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në takimin e sotëm mes kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, ka pasur përafrime.
Pas takimit që ka zgjatur për më shumë se tre orë në Kuvendin e Kosovës, krerët e dy partive nuk ka në dhënë asnjë deklaratë për media. I vetmi që ka folur ishte zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka thënë shkurt se ka lëvizje pozitive dhe se nesër do të takohen sërish.
Të njëjtën e ka pohuar edhe LVV përmes një njoftimi, ku është bërë e ditur se takimi i radhës do të ndodh nesër.
“Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim. Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër”, thuhet në njoftimin e LVV-së.