Ulet çmimi i karburanteve në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që nga mesnata të lirohen çmimet e derivateve të naftës, përcjell TV21. Sipas vendimit të KRrE-së, çmimi i naftës lirohet për 6,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës lirohet për 5,00 denarë për litër. Për 5,50 den Do të ulet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë.

Sipas vendimit të fundit të KRrE-së, çmimet e karburanteve janë si vijon:

-Eurosuper BS-95 – 81,5 den për litër

-Eurosuper BS-98 – 83,50 den për litër

-Eurodizel – 79,00 den për litër

-Vaji Ekstra i lehtë – 75,50 den për litër