Ministri i Jashtëm i Ukrainës thotë që teatri në Mariupol është shkatërruar plotësisht

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se teatri, që përdorej nga civilët për t’u strehuar, është shkatërruar plotësisht.

“Edhe një krim i tmerrshëm i luftës në Mariupol. Një sulm masiv mbi teatrin, ku qindra civilë të pafajshëm po fshiheshin. Tani, kjo ndërtesë është shkatërruar plotësisht. Rusët nuk mund ta dinin se kjo ishte një strehimore për civilët. Shpëtoni Mariupolin! Ndaloni kriminelët rusë të luftës”.