Bombardohet një teatër në Mariupol, ishin të strehur mijëra civilë

Një teatër është bombarduar në Mariupol.

Nënkryetari i këtij qyteti bëri të ditur se brenda tij ishin të strehuar mijëra civilë.

Sergei Orlov tha se në ndërtesë ishin 1 mijë deri në 1 mijë e 200 persona.

Akoma nuk dihet nëse ka ndonjë viktimë apo sa është numri i të lënduarve, raporton BBC përcjell Klankosova.tv.

Qyteti është rrethuar nga forcat ruse dhe bëhet e ditur se 300 mijë persona janë të bllokuar.

Mariupoli ka mungesë të ujit të pijshëm, energjisë elektrike apo gazit.

Furnizimet me ushqim dhe barna po shkojnë drejt fundit dhe Rusia nuk ka lejuar dërgimin e ndihmave humanitare.

Ky qytet ka qenë cak i granatimeve nga forcat ruse që nga fillimi i luftës, raporton BBC përcjell Klankosova.tv.

Javën e kaluar, si pasojë e një sulm në një spital vdiqën pesë persona.

Numri dy i Mariupolit theksoi se Rusia sulmoi një kolonë civilësh që ishin nisur nga Mariupol për në qytetin e Zaporizhzhia, duke plagosur pesë civilë, përfshirë një fëmijë.