Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka ironizuar ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivarin, për ndryshimin e qëndrimit lidhur me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Ademi rikujton se Shasivari, para se të bëhej ministër, mbronte të drejtën e studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin në shqip, ndërsa tani, sipas tij, mbron pikërisht qëndrimin që dikur e kundërshtonte.
“Dikur e akuzonte Filkovin e parë se gënjente, ndërsa sot, pas uljes në kolltukun ministror, si Filkov i dytë, mbron pikërisht të njëjtin qëndrim që dikur e kundërshtonte”, ironizon Ademi.
Në reagimin e tij, ai përmend edhe Rahman Morinën, duke e cilësuar si simbol të tradhtisë politike ndaj shqiptarëve, ndërsa shton me ironi se në përbërjen aktuale qeveritare ai ka konkurrencë të fortë.



