Ukraina pretendon se e ka rimarrë një qytet

Autoritetet ukrainase pretendojnë se e kanë rimarrë qytetin Chuhuiv në Ukrainën lindore, përcjell Gazeta Express.

Sipas një raporti të lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, forcat ruse “pësuan humbje të mëdha në personel dhe pajisje”.

The Guardian shkruan se nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë këto raporte.