Dagz dhe Einxhel, në të njëjtin vend me ish-in e DJ-it?

Dj Dagz dhe Einxhel po vazhdojnë jashtë për mrekulli lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata janë gati të pandarë në çdo moment, përfshirë edhe në daljet e tyre gjatë mbrëmjeve.

Dje dyshja ishin në një klub të Tiranës ku duket të ketë rastisur edhe ish e dashura e Dagz, prezantuesja simpatike Ariana Berisha.

Të dyja palët kanë publikuar postime nga i njëjti vend.

Kjo me gjasë ka qenë një rastësi.

Burime të Prive.al bëjnë me dije se protagonistët kanë qenë në hapësira të ndryshme dhe nuk janë shkëmbyer, duke shmangur çdo moment të pakëndshëm.

Në një prej reagimeve të rralla të saj, Ariana duke folur indirekt për lidhjen me Dagz, ishte shprehur se nuk merret me ato që i ka lëshuar vetë nga dora duke nënkuptuar se bëhet fjalë për kapitull të mbyllur me dry.