KRRE-ja vendos sot për çmimet e reja eventuale të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme duhet të sjell vendim për çmimet e reja të derivateve të naftës. Nëse do të ketë sërish rritje të çmimeve të derivateve do të mësohet pas përfundimit të mbledhjes së KRRE-së, diku në mesditë.

Çmimet eventuale të reja do të hyjnë në fuqi në mesnatë dhe do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.