U pensionua nga futbolli, tani Aguero ka nënshkruar kontratë me Disney +

Sergio Aguero i njofton fansat e tij se tashmë ka nënshkruar kontratë me Disney +.

Futbollisti u pensionua nga futbolli në dhjetor të vitit të kaluar pasi u raportua se ka probleme me zemër.

Përmes një postimi në Twitter, ai u shpreh i gatshëm për projektin e ri të ndërmarrë së fundi.

“Ne gjithnjë mendojmë për projekte, andaj jam gati”, shprehet ai, transmeton lajmi.net.

Aguero ka një karrierë të bujshme si futbollist. Ai luajti për skuadra të mëdha si: Atletico Madrid, Manchester City e Barcelona, në të cilat la gjurmët e tij si një futbollist i klasit botëror.