Transferimi i Haaland të Barcelona – i vështirë, problematike gjendja ekomonike e klubit

Transferimi i Erling Haaland te Barcelona po duket të jetë vështirë i realizueshëm.

E gjitha kjo jo për mos dëshirën e lojtarit për t’iu bashkuar katalunasve, por për shkak të situatës ekonomike që po kalon klubi aktualisht.

Këtë e konfirmon gazetari i afërt me klubin, Luis Rojo, i cili tutje thekson se në rast dështimi për transferim të norvegjezit, “blaugranët” kanë edhe alternativa të tjera për qendër të sulmit.

Gabriel Jesus, Rafel Leao dhe Darwin Nunez janë disa nga emrat më lehtë të arritshëm.

Ditëve të fundit u përfol edhe për një transferim të Robert Lewandowskit në “Camp Nou”, por, njëjtë sikurse me Haaland, paga e lojtarit dhe pagesa që duhet bërë ndaj Bayernit janë jo lehtë të përballueshme.