Tyson Fury konfirmon se dueli me Deontay Wilder është anuluar, synon përballjen me Anthony Joshua

Tyson Fury ka konfirmuar anulimin e duelit me Deontay Wilder.

Bota e boksit po përgatitej për të parë një tjetër duel mes Deontay Wilder dhe kampionit të WBC, Tyson Fury.

Ky duel do të kompletonte trilogjinë mes dy boksierëve, por dueli nuk do të ndodh. Këtë e ka konfirmuar edhe Tyson Fury, i cili tashmë synon duelin me Anthony Joshua.

“Po përgatitesha për të shkatërruar Wilderin përsëri. Një ndeshje e shpejtë dhe e lehtë. Por, Wilder dhe skuadra e tij talleshin për datën”, ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.

“Ata nuk donin vërtetë që dueli të bëhej; ata e dinë se si do të përfundojë. Bota e di se si përfundon: me Wilder të rrëzuar përsëri”, ka shtuar britaniku.

“Jam stërvitur. Jam gati. Para vitit 2021 do të jem njeriu i vetëm në këtë planet që mban titullin e kampionit të botës për peshat e rënda”, ka shtuar ai, duke lënë të kuptohet se po përgatitet për duelin me Joshua.

Wilder dhe Fury planifikohej të përballeshin më 19 dhjetor, për skuadra e amerikanit ka hezituar.