Jo Mesimit Online !

Shkruan: Blerim Livoreka

Viteve të fundit jetojmë në një botë gjithnjë e me shumë ndryshime e cila është e pjekur me mundësi të reja në çdo fushë të një sistemi jetësor që nuk është imagjinuar ndonjëher më parë në vendin tonë. Flas pikërisht për një segment të quajtur ‘ digjitalizim ‘ të kyçur në një proçes në të cilën kërkon përkushtim më të madh të një shoqërije edukative e kulturore . Përparsit ose avantazhet e kësaj fushe janë që çdo kush mund të jetë në dispozicion 24 orë bashkpunim me njëri – tjetrin, takim me kultura të ndryshme njerëzore, aftësi komunikuese në shumë gjuhë të huaja e tjera, e tjera mundësi . Pra, ky lloj digjitalizimi i instaluar dhe i quajtur si ‘ mësim online’, në njëfarë mënyre ka shkaktuar bujë dhe çrregullim në sistem edukativo-arsimor. Pse e them këtë? sepse puna dhe mundi i mësimdhënësve nuk është aspak në përputhje me qasjet dhe format e metodave pedagogjike që kanë ata nëpërmjet këti lloji mësimor. Dua të përmendi disa veti që qojnë në disavantazh këtë llojë të quajtur ‘ mësim online ‘ . Mësimet online kërkojnë më shumë kohë sesa mësimet tradicionale, përshkak se dy palët, si mësimdhënësit dhe nxënësit duhen të merren më shumë me qështje teknike. Mësimet Online mund të krijojnë ndjenjë izolimi tek nxënësit për kundër asaj që duhen të jenë të socializuar. Mësimi Online lejon që nxënësit të jenë të pavarur dhe të ndjekin mësimin në vende jo të përshtatshme përkundër moshës që kanë. Unë si mësimdhënës,marrë përgjegjësin dhe i them Jo ‘ MESIMIT ONLINE ‘ dhe ju drejtohem organeve kompetente, posaqërisht Ministreshës Mila Carovska në këtë sistem arsimor , kah don ti drejton këto gjenerata që është me rëndësi ardhmëria e tyre!