Man Utd dhe Man City në garë për Pochettino

Mauricio Pochettino do të jetë nga emrat më të kërkuar sa i përket trajnerëve.

Skuadrat angleze mund të bëjnë hapa drejt Mauricio Pochettino, i cili aktualisht është i papunë.

Një aventurë e mirë me Tottenham Hotspur merrte fund sezonin e kaluar, kur argjentinasi do të zëvendësohej nga Jose Mourinho.

Sipas ‘Dailystar’, Pochettino është në radarin e Manchester United dhe Manchester City, transmeton lajmi.net.

Të dy skuadrat thuhet të jenë të interesuara për ishin e Spurs. Man City sheh Pep Guardiolan teksa futet në vitin e fundit të kontratës, por edhe me një formë të dobët të skuadrës.

Ole Gunnar Solskjaer në anën tjetër po teston limitet me rezultatet e fundit, të cilat nuk janë aq të pranueshme.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra me të cilën Pochettino do të punojë në të ardhmen.