Tuna paralajmëron bashkëpunimin e ri muzikor

Këngëtarja e njohur, Tuna ka paralajmëruar fansat për një projekt të ri muzikor, e që do të jetë bashkëpunim.

Teksa e ka bërë këtë, Altuna Sejdiu (emri i plotë) erdhi edhe me një ndryshim të ri në pamje teksa ndau foto të reja në llogarinë e saj në Instagram.

Në fotot e reja, këngëtarja nga Shkupi shihet me flokë me ngjyrë të kuqe ndërsa ka të veshur në xhaketë lëkure me të njëjtën ngjyrë.

Foto: Tuna/Instagram

Me grimin e përshtatshëm, Tuna dukej më në formë se kurrë, ndërsa la të kuptohet se imazhet ishin shkëputur nga xhirimet e videoklipit të ri.

“E ndritshme si qiri. Tuna ft…qëllojani kush”, ka shkruar Tuna më mbishkrimin e imazheve.