MPB: Denoncimet për bomba në shkolla të Kavadarit, të rreme

Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se janë kryer të gjitha kontrollimet e nevojshme në lidhje me denoncimet e ditës së sotme nga shkollat në Kavadar se në adresat elektronike të tyre janë dërguar kërcënime për mjete eksplozive të vendosura, dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve nga ana e nëpunësve policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe pas kontrollimeve të kryera është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, thuhet në kumtesën e MPB-së.