“Luftë” për të parë Mesin, biletat në duart e mafias aziatike

Deri tani ka qenë një nga protagonistët absolut të Botërorit dhe për këtë ka shpërthyer Messimania. Tifozët vendas ishin tashmë të dashuruar me talentin argjentinas, por tani që ai e ka çuar ekipin e tyre në çerekfinale, të gjithë duan ta shohin atë në veprim. Tifozët nga e gjithë bota, të cilët mbërritën në Doha për Kupën e Botës, duan të shikojnë ndeshjen e radhës mes Argjentinës dhe Holandës, sepse mund të jetë ndeshja e fundit me protagonistin amerikano-jugor. Çdo sfidë e “Albiceleste” përjetohet si një ngjarje unike dhe e jashtëzakonshme. Sa e jashtëzakonshme është shuma e kërkuar për biletë për ndeshjen e radhës të skuadrës argjentinase?

Një biletë për ndeshjen e radhës të Leo Messit shitet për 4500 euro, ose pesëfishi i çmimit zyrtar. Në çdo rast do të ishte diçka e vogël, duke marrë parasysh popullaritetin e futbollit. Është një Botëror për të pasurit, është e kotë ta mohosh. Dhe Katari është bërë një park i madh argëtimi me futbollin si temë kryesore.

Organizatorët kanë krijuar disa zona rekreative me restorantet më të njohura në botë. Dhe hotelet janë kryesisht ekstra-luksoze, me plazhe private, për të garantuar praninë e klientëve me një fuqi të lartë blerëse.

Nga të gjitha këto po përfiton edhe mafia aziatike, e cila kontrollon shitjen e biletave. Një kupon ekonomik për atë që mund të jetë ndeshja e fundit e Leo Messit me Argjentinën shitet për gati pesë mijë euro. Por Paketa Premium e cila garanton edhe darkën në ambjentet e nderit kushton mesatarisht 7500 euro.