Tuchel: Nëse nuk kemi me çka të udhëtojmë drejt Francës, atëherë unë voziti një veturë me shtatë ulëse

Chelsea vazhdon të ketë probleme, pas sanksionimit të Roman Abramovich.

Chelsea gjatë kësaj periudhe janë përballur me një numër të madh problemesh.

Një ndër ta është se ekipi nuk kanë mundësi të mbushin autobusin e tyre me karburant, pasi i janë pezulluar përkohësisht kartat e kreditit, shkruan lajmi.net.

Probleme mund të kenë tashmë edhe në udhëtim larg Anglisë, sidomos tashmë në ndeshjen e raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve te Lille në Francë.

Lidhur me këtë situatë trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel tha se ata tashmë kanë një aeroplan me të cilin do të udhëtojnë. Nëse nuk do e kishin këtë mundësi ai do voziste një veturë deri në Francë.

“Informacioni im i fundit është se ne kemi një aeroplan për të udhëtuar në Lille, nëse nuk e kemi shkojmë me tren, nëse jo atëherë me autobus.

Nëse jo atëherë unë voziti një veturë me shtatë ulëse”, ishin fjalët e Tuchel në lidhje me udhëtimin e tyre në Francë.

Ndeshja e parë ndërmjet Lille dhe Chelsea përfundoi me fitore 2:0 të ‘Londinezëve, ndërsa ndeshje e dytë zhvillohet të mërkurën (16 mars) me fillim nga ora 21:00.