Nick Candy lidhur me Chelsea: Unë e dua atë ekip

Miliarderi Nick Candy është njëri nga kandidatët për blerjen e Chelsea.

Pas gjendjes aktuale nëpër të cilën po kalojnë ‘Blutë e Londrës”, nga sanksionimi i Abramovich, foli edhe Nick Candy kandidati i cili e dëshiron pronësinë e Chelsea.

Gjatë ndeshjes së fundit të ‘Londinezëve’ ndaj Newcastle United, ai për ‘Sky Sport’ tha:

“Unë e kam mbështetur Chelsea që nga mosha fëmijërore. Që kur isha katër vjeçar. Babait tim iu kërkua të luante për Chelsea. Unë e dua atë ekip”,përcjell lajmi.net.

Sipas tij nuk ka rëndësi që ai të jetë pronari, e rëndësishme është që Chelsea të jetë në duar të sigurta.

“Nuk më intereson se ku përfundon edhe nëse jo në duart e mia, dua që të jetë në duar të sigurta”, vazhdoi ai.

Nick Candy është një miliarder anglez i cili gjithashtu është tifozë i Chelsea.