Gerard Pique, 600 ndeshje për Barcelonën

Qendermbrojtësi i Barcelonës në ndeshjen ndaj Osasuna arriti shifrën e 600 ndeshjeve për Barcelonën.

Gerard Pique mbrëmë ndaj Osasunës arriti paraqitjen e 600 për Barcelonën.

Së fundmi ai mposhti Carles Puyol, për t`u bërë lojtari i katërt me më së shumti paraqitje për ‘Blaugrana’.

Para tij janë Sergio Busquets me 667 ndeshje, Andres Iniesta me 674 ndeshje, Xavi me 767 ndeshje dhe ylli argjentinas Leo Messi me gjithsej 778 ndeshje.

Që nga debutimi i tij në vitin 2008 me Barçën, në 600 paraqitje për ekipin e tij, ai ka fituar 411 ndeshje, ka humbur 73 dhe ka marrë 116 barazime.

Pique gjithashtu është lojtari i tretë me më së shumti tituj te Barcelona, gjithsej 30, shkruan lajmi.net.

Ai ka fituar tetë La Liga, tre Liga të Kampionëve, shtatë Kupa të Mbretit, gjashtë Superkupa të Spanjës, tre Kupa të Botës për Klube dhe tre Superkupa të Spanjës.

Spanjolli në 600 ndeshje me ‘Blaugrana’ ka shënuar në total 53 gola në të gjitha garat.