Trump trondit Amerikën: Është nder për ne që kemi numrin më të lartë të infektuarëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të kenë numrin më të lartë të viktimave dhe personave të infektuar si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Vetëm në 24 orët e fundit, sipas universitetit Johns Hopkins, 1536 persona kanë humbur jetën duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 91.845.

Të dielën dhe të hënën bilanci i viktimave ishte nën 800, por të dhënat e fundit tregojnë se kurba është rikthyer në rritje duke sjellë ankthin te banorët.

Pavarësisht kësaj, një deklaratë kontraverse vjen dhe nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i cili u shpreh se është një nder për SHBA që ka numrin më të madh të personave të infektuar.

Sipas Trump, numri i madh i personave me Covid-19 tregon se sistemi i testimit në vend funksionon.