Tregimi shqiptar në një antologji maqedonase

Shtëpia botuese “Templum” (Shkup) që është një nga shtëpitë botuese më të veçanta në Maqedoninë e Veriut, për shkak të konceptit specifik të qasjes ndaj letërsisë, sapo ka botuar (në maqedonisht) një antologji të tregimit të shkurtë, me titull “Gjigandët xhuxhë në tokën e lulëkuqeve”. Përpiluesit e kësaj antologjie Nikolla Gelevski dhe Vlladimir Martinovski, midis 73 autorë, kanë përzgjedhur edhe tregime të autorëve shqiptarë, si Shazim Mehmeti, Shkëlzen Halimi, Bardhyl Zaimi, Ramadan Ramadani dhe Arlind Farizi.
Të gjithë autorët prezantohen me nga 3 tregime. Në fakt, bëhet fjalë për një botim interesant, por mbi të gjitha mjaftë cilësor dhe serioz. Disa nga tregimet e autorëve shqiptarë në maqedonisht janë përkthyer nga Kreshnik Ajdini, pastaj nga P. Vullkanski, por edhe nga vetë autorët.