Më 28 shtator 1913, në malet mbi Ohër, u mblodhën krerët e çetave dhe pleqtë e fshatrave. Nga ai kuvend doli vendimi: prijës i kryengritjes kundër Serbisë të jetë Petar Çaulev.
Në vitin 1913, Serbia i pushtoi këto territore, por popullsia vendase nuk e pranoi këtë gjë dhe prijësit vepruan. Paraprakisht, në gusht të vitit 1913, në Elbasan, VMRO-ja e tij u takua me Komitetin Revolucionar Shqiptar të Sefedin Pustinës. Atje u vendos aleanca.
Në shtator shpërthen Kryengritja e Ohrit dhe e Dibrës. Nga njëra anë çetat e Çaulevit, Milan Matovit dhe Pavel Hristovit, nga ana tjetër 6000 luftëtarë shqiptarë të Isa Boletinit, Sefesin Pustines, Irfan bej Ohrit, Elez Isufit, Riza Ajro, Demir Lena etj.
Për 15 ditë, Ohri, Struga, Dibra dhe Resnja ishin të lira. U dëbua ushtria dhe administrata serbe. U ngrit një administratë e përbashkët shqiptaro-maqedonase. Ishte hera e parë që dy popujt luftuan krah për krah kundër një armiku të përbashkët.
Serbia dërgoi 100.000 ushtarë për ta shtypur. Pasoi djegia e fshatrave dhe një eksod i madh – 25.000 shqiptarë drejt Shqipërisë dhe 30.000 maqedonas drejt Bullgarisë. Por ideja e aleancës mbeti.
Caulev e pagoi shtrenjtë. I përndjekur nga serbët, i tradhtuar më vonë nga grindjet brenda VMRO-së, u vra në Milano në vitin 1924.
Sot, 113 vjet pas asaj dite kur u zgjodh prijës, e kujtojmë jo si bullgar apo maqedonas, por si një njeri të kufirit që kuptoi se shqiptarët dhe maqedonasit mund të ngrihen mbi veten e tyre për të bashkëpunuar për një të ardhme pa çizmen dhe bajonetat e Beogradit.
Lavdi veprës së tij!
—
Foto: Arkivi – Petar Çaulev (1882-1924), vojvodë i çetës së Ohrit.






