Kina këmbëngul në politikën “zero Covid dinamike “

Parandalimi dhe kontrolli epidemic në Kinë është në një fazë kritike. Duke trajtuar këtë problem  shumë të rëndësishëm për vendin, presidenti kinez Xi Jinping ka nënvizuar në marrjen e masave  për implementimin e politikës “ zero Covid dinamike “
Qysh nga shpërthimi I pandemisë  se Covid -19 Kina  është fokusuar në marrjen e masave të gjithëanëshme  për parandalimin e kontrollin e pandemisë, duke e mbajtur nën kontroll atë. Edhe situata e tanishme në Shangai po menaxhohet me kujdes e vëmendje të veçantë. Afro 9000 pika të testimit të acidit nukleik ishin krijuar në Shangai deri në mbrëmjen e së mërkurës. Mbi 4500 janë hapur në shërbim dhe të tjerat hapen  sipas situatës  dhe kërkesave që vijnë nga terreni.
Pandemia globale  vijon të jetë në nivel të lartë, virusi është në ndryshim dhe ekziston pasiguri e madhe  mbi zhvillimin e tij. Përballë kësaj situate qeveria ka intensifikuar masat  për të mbajtur nën kontroll  shpërthimin potencial të mundshëm, pasi situata në Shangai ka qënë më e rënda  që pas  betejës  së  Whan-it.
Kina është një vend  me popullsi të madhe  dhe me një numër të madh të moshuarish, më zhvillim rajonal të pabarabartë dhe burime mjekësore të përgjithëshme të pamjaftueshme.  Përballë këtij  realiteti të njohur e të pranuar nga autoritetet , lehtësimi I parakohëshëm I masave , është konsideruar I nxituar. Përpjekjet në drejtim te politikës “zero Covid dinamike”  do të intensifikohen përmes një sërë masash, për të konsoliduar në mënyrë të vendosur arritjet e siguruara me vishtirësi në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.