Trançevska: Prioritet mbeten të drejtat e punëtorëve, po punojmë në rritjen e pagave

Për Qeverinë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, promovimi i të drejtave të punëtorëve mbetet i lartë në agjendën e synimeve prioritare, tha sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trançevska, në Ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

“Ne po punojmë për zgjidhje që do të jetë sistematike dhe solidare për të gjithë. Rritje lineare prej 2806 denarë, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Në kuadër të negociatave, për Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive, është kthimi i pagesës së pushimeve për të gjithë sektorin publik në vitin 2023. Si dhe një metodologji e re për përllogaritjen e pagave, e cila do të sigurojë korrigjim të rregullt të pagave sipas kritereve që do të përcaktohen dhe që do të pasqyrohen në kontratat kolektive të degëve, që nënkupton rritje të vazhdueshme të pagave në sektorin publik”, tha Trançevska.

Ajo tha se Ligji i ri për Marrëdhëniet e Punës është në fazën përfundimtare të përgatitjes, i cili do t’i përgjigjet nevojave të një shoqërie moderne dhe deri në fund të këtij viti presim që të miratohet nga Kuvendi.

Trançevsla sqaroi se po punojnë në disa aspekte me qëllim të përmirësimit të jetës së punëtorëve si dhe uljes së papunësisë.