Arrestohen dy tetovarë, u kapën me drogë dhe pajisje për organizimin e lojërave të fatit

Sot në ora 00:15 minuta nga ana e zyrtarëve policorë të Departamentit për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në SPB Tetovë është privuar nga liria I.B. (39) nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer në objektin e tij hotelierik në Tetovë, janë gjetur 37 pako marihuanë, peshore digjitale, pajisje për lojërat e fatit dhe një thikë.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor i Tetovës, ndërsa po kontrrollohet edhe banesa e tij dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhen denoncimet e duhura, të përcaktuara me ligj.

Në objekt është arrestuar edhe D.H.(21) nga Tetova, ku është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe do të pasohet ankesë nga neni 80 i Ligjit për armë.