Katër shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e numrit të turistëve të huaj, ndërkohë më së shumti turistë kanë ardhur nga Turqia, Serbia, Gjermani dhe Franca, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – prill të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 3.5%, respektivisht: te turistët vendor ka rënie për 0.1 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 4.8%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Vetëm në muajin prill janë regjistruar 97 358 turistë, ashtu që 80 përqind ishin turistë të huaj. Vetëm në muajin prill janë regjistruar gjithsej 174 649 net të kaluara nga të gjithë turistët.