Kovaçevski: Qeveria dhe unë e njohim vlerën e punëtorëve, prandaj jemi në krah të tyre

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka uruar 1 Majin, ditën e punëtorëve.
Kovaçevski theksoi se për çdo çështje tek ai dhe në Qeveri mund të drejtohen dhe se bashkë me punëtorët dhe sindikatat do të tejkalohen të gjitha sfidat.

“Punëtorët janë forca shtytëse e ekonomisë dhe zhvillimit social. Prandaj kjo Qeveri dhe unë si Kryeministër e njohim dhe vlerësojmë punën e tyre.
Këtë vit ne festojmë Ditën Ndërkombëtare të Punës në kushtet e krizës globale ekonomike dhe energjetike. Pavarësisht të gjitha sfidave, ne mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave të punëtorëve. Në tri javët e para të punës së Qeverisë së re, arritëm deri te rritja historike e pagës minimale në 18.000 denarë. Filluam dialogun me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë për të arritur një marrëveshje të re të përgjithshme kolektive për sektorin publik. Do të mundësojë rritje të vazhdueshme të pagave sipas kritereve që do t’i përcaktojmë bashkërisht”, ka shkruar Kovaçevski.

 

 

Ai shtoi se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah të punëtorëve dhe aleat i tyre dhe se për këtë ka shumë punë për të bërë.