Trajneri i Portos: Guardiola shfaqi anën e tij të keqe, fjalët e tij nuk ishin aspak të këndshme

Ka qenë me të vërtetë e tensionuar ndeshja e së mërkurës mes Manchester Cityt dhe Portos.

Skuadra angleze ishte në disavantazh në fillim të ndeshjes, por arriti të përmbyste gjithçka, për fitore 3:1 në fund të ndeshjes.Trajneri i Portos, Sergio Consesiao, ka mbetur i pakënaqur me qasjen e Guardiolas në këtë ndeshje.Të dy trajnerët, patën disa grindje të kohë pas kohshme gjatë kësaj ndeshje.“Ndjeva nevojën për t’iu përgjigjur shkaku i mënyrës se si ai iu drejtua gjyqtarëve dhe lojtarëve të mi, ai gjithashtu foli për vendin tonë, ato fjalë nuk ishin aspak të këndshme”, ka deklaruar trajneri portugez, përcjell lajmi.net.“Sjellja e Guardiolas ishte e pakëndshme. Nëse dikush duhet të ankohet pas kësaj ndeshjeje, atëherë jemi ne”.