Trajneri i Lazios e quan Mourinhon “kafshë e shfaqjes”

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri e ka quajtur homologun e tij te Roma një “kafshë e shfaqjes”, por këmbëngul se nuk dëshiron të përfshihet në polemika.

“Ai është një kafshë e shfaqjes dhe numri 1 kur vjen puna për t’ju tërhequr në histori të caktuara, por unë nuk dua të përfshihem”, tha Sarri, njofton “Gazzetta dello Sport”, transmeton lajmi.net.

Lazio është e dyta në tabelë pas fitores së derbit të së dielës kundër Romës, por Sarri beson se “Biancocelestët” kanë një rrugë të gjatë përpara.

“Ne po përpiqemi të bëhemi të ngritemi sa më lartë, por rruga është e gjatë. Na mungon vazhdimësia dhe kemi humbur pikë sipërfaqësisht”.

“Nuk ia dolëm mirë në Evropë dhe mendoj se kjo ka qenë një zgjedhje e pavetëdijshme në nivel grupi, ndoshta në nivelin e mjedisit”, vazhdoi ai.

Sarri është pjesë e Lazios nga viti 2021, ndërkaq ka kontratë deri në verën e vitit 2025.