Lewandwoski i gatshëm për Shqipërinë, fillimisht ka pengesën e parë Çekinë

Sulmuesi më i mirë i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski u paraqit sot në stërvitje para ndeshjes së parë në fazën para-kualifikuese për Euro 2024 ndaj Çekisë.

Lojtari i Barcelonës po kalon në një sezon fantastik në La Liga, ku ka shënuar 15 gola dhe është një nga lojtarët më të mirë në La Liga, shkruan Lajmi.net

Fernando Santos, do të debutoj fillimisht ndaj Çekisë dhe pastaj Polonia pret në shtëpi Kombëtaren e Shqipërisë. Kjo e fundit pritet të bëjë debutimin me trajnerin, Sylvinho.

Polonia dhe Shqipëia luajtën dy herë gjatë kualifikimeve për Botërorin ‘Katari 2022’ në vitin 2021. Në të dyja ndeshjet polakët u treguan më të mirë, duke fituar në shtëpi 4 me 1 dhe në ‘Air Albania’ me rezultatin minimal 1 me 0./Lajmi.net/