Arsenali punon për rinovimin me Odegaard

Me Arsenalin në krye të tabelës së Premier Ligës, Martin Odegaard është rritur këtë sezon dhe është vendosur si lider i skuadrës së Mikel Artetës.
‘Topçinjtë’ e dinë rëndësinë e mbajtjes së kapitenit të tyre dhe për këtë arsye, Arsenali tashmë po planifikon një zgjatje të kontratës.

Norvegjezi përfundon kontratën e tij në ‘Emirates’ në vitin 2025 dhe sipas ‘Football Transfers’, Arsenali do t’i ofrojë Odegaard një rinovim deri në vitin 2030 së bashku me një rritje të konsiderueshme pagash.

Sipas tyre, vullneti i të dyja palëve është nënshkrimi dhe vulosja e një marrëveshjeje të re.

Këtë sezon, norvegjezi ka 10 gola dhe 7 asistime në 35 ndeshjet e luajtura.