Times Sport: Ronaldo s’është i kënaqur me taktikat e Ten Hag

Cristiano Ronaldo nuk është i kënaqur me taktikat e lojës të aplikuara nga trajneri Erik Ten Hag.

Të paktën kështu raporton Times Sport, sipas të cilëve portugezi, pos minutazhës, ka edhe pakënaqësi të tjera.

Gjithnjë sipas Times, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është shprehur se “Djajtë e Kuqë” do të kishin suksese nëse do të luanin ndryshe.

Portugezi nuk është duke kaluar mirë në këtë sezon të ri tek United, duke pasur shumë pak minutazhë në Premier League.

Në anën tjetër, pa Ronaldon në 11-she, Man Utd është në vendin e gjashtë me 12 pikë.