Kosova duket se po i kalon përfundimisht kilometrat e fundit të liberalizimit të vizave. Kështu të paktën janë të bindur përfaqësues ndërkombëtarë, shumë të informuar me procesin.
Gazeta 10 ekskuzivisht e ka parë një non paper me hapat dhe skenarët e këtij muaji shumë vendimtar për vizat.
Me 13 tetor tashmë diskutimi për vizat ka hyrë në agjendën zyrtare dhe shtetet anëtare do të diskutojnë dhe më pas deklarohen per procesin e liberalizimit të vizave.
Vendimi final, thuhet në dokument, është i lidhur me një sërë hapash tjerë të ndërmarrë nga Kosova dhe Serbia.