Klopp për Nunez: Në stërvitje shënon shumë mirë, në ndeshje e kap presioni

Jurgen Klopp ka folur për formën që është duke e kaluar sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez.

Në një intervistë të dhënë së fundi ai tha se uruguajani performon shumë mirë në majën e sulmit në stërvitje, ndërsa gjatë ndeshjeve e kap presioni.

“Nëse do ta shihnit duke i përfunduar aksionet në stërvitje, do të mahniteshit, por pastaj ai ndien presionin, apo gjëra të tilla”, tha fillimisht ai.

“Ai duhet të qetësohet, por lëvizjet e tij janë të jashtëzakonshme. Ai duhet të vazhdojë”, përfundoi Klopp.