Tifozi nga Katari bën shqiponjën në ndeshjen Brazil – Serbi (VIDEO)

Një tifoz nga Katari e ka bërë shqiponjën, simbolin ikonik të shqiptarëve.

Kjo ka ndodhur pikërisht gjatë ndeshjes Brazil- Serbi.

Një video është publikuar nga ambasadori i Kosovës në Katar, Amir Ahmeti.

Tifozi dëgjohet duke thënë “Albania”.

Sonte Serbia humbi me rezultat 2 me 0 nga Brazili.

Golat për brazilianët i shënoi Richarlison.