Rama mbron Kurtin pas marrëveshjes për targat: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dalë në përkrahje kryeministrit kosovar, Albin Kurti, pas arritjes së ujdisë mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Kujtojmë se si pasojë e kësaj marrëveshje pati paknaqësi të shumta, ku sot pati edhe një aksion të organizuar nga PSD, para ndërtesës së Qeverisë.

Megjithatë, kjo marrëveshje u duartrokitë nga bashkësia ndërkombëtare.