Thëniet më interesante të Maradonës, dhe fyerjen që i kishte bërë Peles

Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta e përditshme fizikisht, por ai do të mbetet përjetë gjallë, më prezent se kurrë, jo vetëm për magjitë në fushën e lojës, por edhe për personazhin që ishte.

Shpesh herë, për të mos thënë gjithmonë ishte kundër të gjithëve, Diego largohet në moshën 60-vjeçare, në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta të një tjetër legjende, Xhorxh Best, apo akoma më shumë në 4-vjetorin e Fidel Kastros, diktatorit të Kubës, por një prej miqve më të mirë të tij, raporton Gazeta Express.

Maradona edhe pse nuk do të jetë më fizikisht, ai do të jetoj gjithmonë me stilin e lojës së tij, me golat e tij, por edhe duke lënë pas edhe shumë thënie emblematike.

– Penalltitë i gabon vetëm ai që ka guximin t’i godasë.

– Nëse do të isha i veshur me një kostum të bardhë në dasmën time dhe do të më vinte përballë një top me baltë, do ta stopoja me gjoks pa u menduar dy herë.

– Nuk mund të jesh fenomen çdo ditë të vitit.

– Dua të shndërrohen në idhullin e djemve të varfër të Napolit, sepse ata janë siç isha unë në Buenos Aires.

– Po, kam bërë sherr me Papën. U grinda me të sepse isha për vizitë në Vatikan dhe pashë çatitë e tij plot ar dhe më pas dëgjova Papën të thoshte në kishë, se shqetësohej për fatet e fëmijëve të varfër. Atëherë iu ktheva dhe i thashë: “Shit çatitë me flori miku im, bëj diçka”.

– Në fushë nuk luftohet me armë, por me top. Gjithsesi jo, nuk di të flas anglisht, por edhe sikur ta njihja këtë gjuhë nuk do ta flisja.

– Nuk e preka unë atë top, ishte dora e Zotit

– Të luash pa publik është njësoj sikur të luash brenda një varreze.

– Nëse Napoli nuk më lë të lirë do të jem një kufomë futbollistike.

– Nuk do të luaj më. Nuk dua t’u jap mundësinë njerëzve si Havelanzh apo Blaterit të më plagosin, të më bëjnë keq.

– Kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë një i droguar.

– Janë të shumtë që duan të më japin një pistoletë që të vetëvritem. Por mjaft m’u lutet.

– Jam 45 vjeç dhe nuk mendoj të luaj sërish. Nuk kam kurajo që të mos e respektoj më dot topin. (28 dhjetor 2009, pasi mori ofertën që të rikthehej në fushë, me një skuadër të kategorisë së tretë argjentinase)

– Flet ai që e ka humbur virgjërinë me një mashkull. (27 mars 2009, Diego i përgjigjet Pelesë, pasi ky i fundit e akuzoi se nuk është një shembull për të rinjtë).

– Ndoshta, nëse do kisha përfunduar te Juventusi, do të kisha pasur një karrierë më të madhe, më të qetë dhe më fituese. Nuk kam asnjë peng, por për atë klub kam pasur gjithmonë admirim dhe respekt.

– Të shohësh Mesin të luash është më mirë sesa të bësh seks.

– Havier Pastore është një i paedukatë i botës së futbollit, një i çmendur që luan një futboll hyjnor.

– Cristiano Ronaldo është një markë e regjistruar, një fenomen i jashtëzakonshëm. Do ta lejoja që të luante edhe në natën e vonë, sepse ai nuk fshihet kurrë. Nuk pranon kurrë të mungojë edhe nëse ka një dhimbje në kavilje. Çfarë karizme! Shkon në fushë, njësoj sikur të shkonte në tualete. Me të njëjtin normalitet.

– I vetmi më i çmendur se unë ishte Xhorxh Best. – Unë jam i majtë, i gjithi i majtë, me këmbë, me fe, me tru.